Policia e qytetit brazilian të Sao Paulo ndaloi mjeken me 31 gishta, më konkretisht me kopjet e gishtave prej silikoni.

Gruaja pranoi se ajo ishte përfshirë në një skemë mashtrimesh. Duke mbuluar kolegët e saj, të cilët në atë kohë punonin në një vend tjetër, ajo i shënonte ata si të pranishëm në klinikë, duke i skanuar shenjat e tyre të gishtave në sistemin e regjistrimit automatik në hyrje të klinikës.

E ndaluara u lirua, kur policia mësoi se pas kësaj afere qëndronte drejtori i klinikës.