Shkencëtarët rusë kanë zhvilluar një sistem unikal për ndezjen me anë të lazerit të motorëve me djegie të brendshme, me ndihmën e të cilit makina ndizet me lehtësi edhe në temperatura të tilla si 50 gradë nën zero.

Pajisja e re kursen karburantin dhe ka kosto të ulët prodhimi. Për të gjitha kërkimet e tyre shkencëtarët harxhuan vetëm 3300 $. Testet praktike për aplikimin e kandelave ndezëse me lazer planifikohet të përfundojnë në fund të vitit.

Ndaj shpikjes së re kanë shfaqur tashmë interesim të gjallë prodhuesit e huaj të automobilave.