Organizata kërkimore ruse "Levada-Center" ka kryer një studim të destinuar për të evidentuar qëndrimin e qytetarëve rusë ndaj reformave dhe inovacioneve. Rezultoi se shumica e rusëve janë konservatorë.

Për shembull, 85% e qytetarëve votuan kundër legalizimit në vend të martesave mes personave të të njëjtit seks, ndërsa 87% - kundër paradave të homoseksualëve. Rusët gjithashtu nuk mirëpresin ndërrimin e emrave të qyteteve, zgjatjen e kohës së shërbimit ushtarak dhe rritjen e taksave.

Përveç kësaj, 70% e rusëve mbështesin aplikimin e një uniforme të njësuar shkollore, veshja e së cilës u shfuqizua në vitin 1992.