Agjencia Hapësinore Evropiane dhe Agjencia Federale Kozmike e Rusisë -“Roskozmos” - me disa muaj vonesë nënshkruan marrëveshjen përfundimtare për realizimin e përbashkët të projektit "ExoMars" - misioni i parë i madh ndërplanetar, në kuadër të të cilit Rusia dhe Evropa do të bëhen partnere të barabarta.

0"ExoMars" parashikon lëshimin në vitin 2016 të sondës orbitale “Trace Gas Orbiter” për eksplorimin e Marsit dhe uljen në sipërfaqen e tij të modulit demonstrues të aterimit EDM, ndërsa në vitin 2018 dërgimin e platformës së uljes me robotin eksplorues të Marsit.