Zëri i Rusisë Mes Parisit dhe Londrës u arrit marrëveshja për furnizimin me armë të grupeve të armatosura të opozitës siriane, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze, Laurent Fabius. Ai theksoi se këtë nismë Franca dhe Britania kanë ndërmend ta zbatojnë veçmas nga vendet e tjera të BE-së, mes të cilave, sipas deklaratës së diplomatit francez, "nuk ka unanimitet në lidhje me këtë çështje".

Parisi dhe Londra do të apelojnë në Këshillin e BE-së, në mënyrë që të afrohet afati kohor i takimit të vendeve anëtare të BE-së për vendosjen e embargos ndaj furnizimeve me armë të Sirisë, i cili është planifikuar të mbahet në fund të muajit maj.