Zëri i Rusisë Më 14 mars kryeqyteti i Lojrave Olimpike të vitit 2014 do të presë skiatorët, gjyqtarët dhe vullnetarët nga 20 vende të botës. Deri më 17 mars sportistët më të fortë të Europës do të rivalizojnë në disiplina të tilla si zbritje e shpejtë me ski, slalom gjigand dhe super gjigand. Turneu do të zhvillohet në kuadër të garave testuese para-olimpike në qendrën e skive malore "Roza Hutor".

Gjatësia totale e pistave të skive të kompleksit "Roza Hutor" ("Rosa Khutor") është 9 km, ato ndodhen në një lartësi nga 960-2045 metra mbi nivelin e detit. Pistat e skive janë projektuar nga kampioni olimpik i zbritjes së shpejtë Bernhard Russi.