Zëri i Rusisë Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ra dakord për formimin e qeverisë së re të koalicionit, njoftoi shërbimi për shtyp i Partisë "Likud". Sipas burimit informativ, më 14 mars anëtarët e koalicionit do të nënshkruajnë marrëveshjen për të cilën ranë dakord.

Javën e kaluar Presidenti i Izraelit Shimon Peres i dha suplementarisht edhe dy javë kohë Kryeministrit Netanjahu për të formuar qeverinë, pas dështimit të radhës të tentativës për krijimin e një koalicioni qeverisës.