Kisha Orthodhokse Ruse e mirëpriti zgjedhjen e Papës së ri, Kryepeshkopit 76-vjeçar të Buenos Aires, Jorge Mario Bergoglio, dhe pret që marrëdhëniet midis kishave orthodhokse dhe katolike të kenë një zhvillim pozitiv, deklaroi Kreu i shërbimit për shtyp të Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, diakoni Aleksandër Vollkov.

Myslimanët e Rusisë gjithashtu shpresojnë që Papa Françesku të sjellë në një nivel të ri marrëdhëniet e Vatikanit me botën myslimane, të cilat gjatë papatit të Benediktit XVI nuk ishin gjithmonë të njëtrajtshme, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Misionit Ndërkombëtar Islamik, përfaqësuesi i Qendrës Koordinuese të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut në Moskë, Myftiu Shafig Psihaçov.