Fizikanët që punojnë në Large Hadron Collider (LHC - përshpejtuesi i madh i grimcave), pas analizës së të dhënave të grumbulluara arritën në përfundimin se grimca e zbuluar prej tyre është me të vërtetë Boson Higgs (e quajtur ndryshe “Grimca e Perëndisë”), njofton shërbimi për shtyp i Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore - CERN. Megjithatë, shkencëtarët vunë në dukje se tani ata duhet të përcaktojnë se çfarë lloji është kjo grimcë Boson Higgs.

0Në korrik të vitit 2012 fizikanët e CERN-it njoftuan se ata kanë arritur të zbulojnë një grimcë, të ngjashme me atë të parashikuar nga fizikani britanik Peter Higgs, falë së cilës të gjitha grimcat e tjera elementare kanë masë.