Teologu kroat me ndikim dhe gazetari Drago Pilsel në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" shprehu shpresën se Papa i ri do të mund të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e luftërave botërore dhe konflikteve. "Unë mendoj se Papa i ri duhet ta ketë shumë më të zhvilluar se Benedikti XVI instinktin gjeopolitik", deklaroi Drago Pilsel.

0Gazetari u shpreh gjithashtu edhe për domosdoshmërinë e heqjes së celibatit (beqarisë) në katolicizëm. Ai mendon se Papa i ri është në gjendje për të bërë një hap progresiv drejt kësaj. Madje më tepër se kaq, sipas mendimit të Drago Pilsel "tani nuk ka asnjë pengesë teologjike për të lejuar gratë të veshin petkun e klerikut. "Sigurisht, ky është një hap shumë i guximshëm dhe unë nuk mendoj se atë do ta ndërmarrë Pontifiku aktual apo trashëgimtari i tij. Ndërkaq, kohërat po ndryshojnë dhe në këtë shekull femrat do të duken në altar", theksoi gazetari.