Zëri i Rusisë Djali 11-vjeçar i Ambasadorit Kim Yong Jae, i cili përfaqëson interesat e Koresë së Veriut në Rusi, u përplas nga një makinë kur po kalonte rrugën pranë ambasadës së Koresë së Veriut në Moskë. Makina që e përplasi vogëlushin drejtohej nga një grua.

Për fat të mirë nuk ndodhi tragjedia dhe fëmija mbijetoi. Ai u shtrua në një spital në kryeqytet, sepse gjatë aksidentit pësoi një komocion cerebral (tronditje në tru) dhe kafshoi me forcë gjuhën.