Ekspertët rusë dhe gjermanë, pas ekzaminimit të trupit të pajetë të Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez, i cili vdiq nga kanceri më 5 mars, arritën në përfundimin se tashmë është tepër vonë për ta balsamosur atë për një afat të gjatë kohor, procesi duhej të kishte nisur më herët.

Autoritetet e Republikës Bolivariane deklaruan se po planifikojnë balsamosjen e trupit të Chavez-it "për ta përjetësuar" atë dhe për ta ekspozuar përpara publikut të gjerë ashtu si dhe Vladimir Lenin-in, Ho Chi Minh-in dhe Mao Ce Dun-in.

Aktualisht arkivoli me trupin e Chavez-it ndodhet në Muzeun e Luftës në Karakas.