Zëri i Rusisë Nga përfaqësuesit diplomatikë të një sërë vendesh katolike, të akredituar në Vatikan, u bë e ditur se kurorëzimi (ceremonia e hipjes në fron) i Kreut të ri të Kishës Katolike Romake është planifikuar paraprakisht për në 19 mars.

Sipas informacionit në dispozicion, në Vatikan për pjesëmarrje në këtë ceremoni do të mbërrijnë më shumë se 160 delegacione të huaja si të rangut kishtar, ashtu dhe të rangut shtetëror.

Në Cappella Sistina po zhvillohet dita e dytë e Konklavës - votimi i fshehtë për zgjedhjen e Papës.

Sipas mendimit të shumë përfaqësuesve të Vatikanit, Konklava do të vazhdojë deri të enjten, më 14 mars.