Imunologët rusë përfunduan zhvillimin e substancës së quajtur "Cellgel". Substanca e re, e cila quhet edhe si lëkurë e lëngshme, ka aftësinë të shërojë plagët 3 herë më shpejt se çdo preparat tjetër mjekësor bashkëkohor.

Shkencëtarët i kanë kushtuar 14 vjet punë krijimit të xhelit që bën mrekullira. Si bazë për këtë preparat shkencëtarët morrën qeliza burimore embrionale (ndryshe qelizat staminale) të pulës.

Preparati ushtron fillimisht efektin e dizinfektimit, spastrimit të plagës, ndërsa më pas e mbulon zonën e dëmtuar të lëkurës me një bio-shtresë që ndihmon riprodhimin e indeve të reja.