Ndihma e Rusisë për popullin palestinez gjatë gjithë kohës së ekzistencës së marrëdhënieve dypalëshe ka arritur shifrën 30 milionë $, njoftuan në Kremlin në vigjilje të bisedimeve të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, i cili mbërriti të mërkurën në Moskë me një vizitë zyrtare.

Këtë vit Rusia planifikon gjithashtu të japë një kontribut prej 2 milionë dollarësh në buxhetin e UNRWA (United Nations Relief and Works Agency for Palestine Refugees in the Near East).

Vizita aktuale e Mahmoud Abbas është e para për të në Rusi që pas marrjes nga Palestina më 29 nëntor të vitit 2012 të statusit të shtetit vëzhgues në OKB.