Mëngjesi i së mërkurës erdhi në Moskë me reshje të mëdha dëbore, të cilat do të vazhdojnë, sipas parashikuesve të motit, deri ditën e dielë. Pritet që nga 13-17 mars të bien deri në 25 centimetra reshje.

Dimri nuk dëshiron të lëshojë nga kthetrat e veta edhe rajone të tjera ruse. Në rajonin Çeljabinsk një ortek bore mbuloi qytetin e vogël Ust-Katav. Nën shtresën shumëmilimetërshe të dëborës u ndodhën shtatë shtëpi, ndërkohë që viktima nuk ka.

0Reshjet e dendura të dëborës u bënë shkak i aksidenteve të shumta rrugore në qytetin Voronezh. Autoritet lokale janë detyruar të mbyllin shumë rrugë për shkak të akullit që ka mbuluar asfaltin. Është kufizuar gjithashtu pjesërisht edhe lëvizja në rajonin e Vollgogradit.