Një përpjekje tjetër për vetëdjegie ndodhi të mërkurën panë rezidencës presidenciale në Sofje. Personi që tentoi të vetëdigjej u dërgua në spital. Atij iu dogj 25% e sipërfaqes së trupit, kryesisht fytyra dhe duart. Jeta e tij është në rrezik.

Zjarri në trupin e tij u shua nga efektivët e Gardës Kombëtare. Personi që tentoi të vetëflijohej është 51 vjeç, emri i tij është Dimitar. Arsyet e këtij veprimi të tij janë të panjohura.

Duke filluar që nga 18 shkurti kjo është përpjekja e katërt e vetësakrifikimit publik nëpërmjet vetëdjegies në Bullgari. Tre përpjekjet e mëparshme rezultuan fatale. Pavarësisht kujdesit të ofruar mjekësor nuk u arrit të shpëtoheshin jetët e personave që tentuan të vetëdigjeshin.