Një terrorist-kamikaze hodhi veten në erë gjatë zhvillimit të evenimentit tradicional sportiv "Buzkashi" në provincën veriore afgane të Kunduz. Viktimat janë të shumta. Sipas të dhënave paraprake ka dhjetra të vrarë dhe të plagosur.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme njoftuan se si pasojë e sulmit, në veçanti, mbetën të vrarë shefi i departamentit të policisë së qarkut dhe babai i Kryetarit të Parlamentit afgan.

Gjatë lojës "Buzkashi" kalorësit përpiqen t’i rrëmbejnë nga duart njëri-tjetrit trupin e një deleje të therur. "Buzkashi" përngjason me lojën e Polo-s, por pa porta, ku gjithsecili luan për qejf të vet.