0Shpërthimi i meteoritit mbi rajonin e Çeljabinskut më 15 shkurt dëshmoi fare qartë se asteroidet aktualisht janë një rrezik mjaft i lartë kërcënues. Ekspertët rusë sugjerojnë krijimin e një sistemi global për monitorimin e trupave qiellorë dhe mundësisht të mjeteve për shkatërrimin e asteroidëve të rrezikshëm, tha Vladimir Popovkin:

- Prioritet, sipas pikëpamjes sonë, është detyra e zhvillimit dhe rritjes së efektivitetit të mjeteve të monitorimit të trupave të vegjël qiellorë dhe mbeturinave kozmike me qëllim të evidentimit të objekteve potencialisht të rrezikshme për Tokën. Hapi tjetër parashikon projektimin e mjeteve të ndikimit mbi këto objekte dhe planifikimin e misioneve eksploruese në asteroidët dhe kometat për të saktësuar madhësinë dhe orbitat e tyre.

Për neutralizimin e trupave të rrezikshëm qiellorë duhet të konstruktohen 3 lloje aparatesh kozmike: satelitët- vëzhgues, satelitët-zbulues dhe satelitët- interceptorë, mendon Drejtori i "Qendrës për Mbrojtjen Planetare" Anatoli Zajcev:

- Pas zbulimit të trupit të rrezikshëm qiellor drejt tij lëshohet aparati kozmik zbulues. Kurse menjëherë pas tij aparati interceptues i pajisur me mjete kinetike ose bërthamore ndikimi. Për lëshimin e anijes kozmike parashikohet përdorimi i raketëmbajtëses ruso-ukrainase "Zenit" (russ. «Зенит»), e cila është e aftë të përgatitet për lëshim në një kornizë jashtëzakonisht të shkurtër kohore. Në këtë mënyrë ne mund të mbrojmë Tokën nga objektet kozmike që variojnë në madhësi nga disa dhjetëra deri në qindra metra.

Vala goditëse e një shpërthimi bërthamor mund ta copëtojë asteroidin në disa fragmente me madhësi më pak se 10 metra. Gjatë kësaj një pjesë jo e madhe e fragmenteve të asteroidit, që do të depërtojnë në atmosferën e Tokës, do të shpërthejnë në shtresat e sipërme të dendura të saj për shkak të përmasave relativisht të vogla. Vëzhgimi i efektit të një interceptimi të tillë do të paraqesë në vetvete një show jashtëzakonisht të bukur, spektakolar, por krejtësisht të parrezikshëm për banorët e Tokës.

0Në të njëjtën kohë, vënë në dukje shkencëtarët, është e domosdoshme të përjashtohet në mënyrë kategorike përdorimi i armëve kozmike nën maskën e mbrojtjes kundër asteroidëve. Për këtë qëllim do të zhvillohen instrumentet relevante ndërkombëtare, të cilat eliminojnë çdo mundësi të testimit dhe vendosjes së armëve në hapësirën kozmike.