Zëri i Rusisë Organet e zbatimit të ligjit të provincës perëndimore të Pakistanit, Baluchistan, kanë arrestuar një grup fëmijësh të moshës nga 10-16 vjeç, të cilët pranuan se kanë ndihmuar në kryerjen e të paktën 10 sulmeve terroriste në kryeqytetin e provincës, në qytetin e Quetta.

Organizatat terroriste i kanë përdorur fëmijët për të vendosur eksploziv në vende publike në Quetta. Secili prej fëmijëve shpërblehej për ndihmën e ofruar me 2000-5000 rupi pakistaneze (20 $ - 50 $).

Në janar dhe shkurt të këtij viti në Quetta kanë ndodhur dy shpërthime që morrën jetët e rreth 200 njerëzve.