Në dyqanet ushqimore të Koresë së Jugut u evidentua një rritje e theksuar e kërkesës për ushqime të konservuara dhe ushqime që përgatiten në çast, pas tërheqjes së Koresë së Veriut nga marrëveshja mbi mossulmimin reciprok.

Sipas rezultateve të sondazheve të opinionit publik, numri i banorëve të Koresë së Jugut, të cilët e konsiderojnë të mundshme luftën me fqinjen veriore, u rrit nga 40% në 2010 deri në 59% në vitin 2012.

Kohët e fundit ushtarakët koreanojugorë vënë re një aktivitet të rritur të trupave të këmbësorisë, Forcave Ushtarake Detare dhe Forcave Ushtarake Ajrore të Koresë së Veriut.

0Më parë Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, u kërcënua me fshirjen nga faqja e dheut të ishullit Baengnyeongdo të Koresë së Jugut.