Zëri i Rusisë Në Arabinë Saudite u ekzekutuan 7 djem të rinj, të cilët kishin grabitur një dyqan bizhuterish. Sulmin e armatosur mbi këtë dyqan ata e kryen në vitin 2005, kur ishin ende të mitur. Gjykata i shpalli ata fajtorë dhe i dënoi me vdekje, pavarësisht protestave të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Dënimi u ekzekutua sot në sheshin qendror Abha në jug të vendit.

Arabia Saudite është i vetmi shtet në botë, në të cilin zbatohet ende ekzekutimi publik me prerje të kokës.