Zëri i Rusisë Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Rusisë dhe Britanisë së Madhe - vendeve që kanë aktualisht presidencën në "G-8" dhe "G-20" - filluan sot në Londër një dialog strategjik në formatin e paprecedentë në marrëdhëniet midis dy vendeve - "2+2", njofton korrespondenti i "Zërit të Rusisë". Palët po diskutojnë gjithë spektrin e çështjeve ndërkombëtare dhe bilaterale.

Pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura të ministrave të jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Rusisë, respektivisht William Hague dhe Sergei Lavrov, si dhe të ministrave të mbrojtjes të të dy vendeve, Philip Hammond dhe Sergei Shoigu, është planifikuar mbajtja e një konference të përbashkët për shtyp.