Shkencëtarët e NASA-s konfirmojnë se duke depërtuar në thellësi të planetit, falë robotit eksplorues të Marsit “Curiosity”, ata zbuluan të ashtuquajturin " Mars i lashtë gri", i cili në ndryshim nga planeti bashkohor ishte në gjendje të mundësonte ekzistencën e jetës.

Duke shpuar shtresën e sipërme të kuqërremtë të dheut të vdekur marsian, “Curiosity” arriti deri në shtresat shist argjilore gri, analiza e të cilave tregoi se ato ishin formuar nën ndikimin e ujit, i cili ishte madje i pijshëm. Për rrjedhojë shkencëtarët arritën në konkluzionin se në të kaluarën në Mars mund të kenë jetuar dhe lulëzuar mikroorganizmat.