Koreja e Veriut do të vazhdojë, si dhe më parë, të ndjekë një politikë të orientuar ushtarake dhe "do të fuqizojë forcat kombëtare të frenimit bërthamor", deklaroi sot në Phenian përfaqësuesi i Komitetit shtetëror të mbrojtjes së vendit. Ai konfirmoi se marrëveshja ndërkoreane e armëpushimit, e nënshkruar në fund të luftës së viteve 1950-1953, tashmë e humbi fuqinë e vet dhe Koreja e Veriut "e konsideron veten të lirë nga detyrimet e lidhura me të".

0Ndërkohë, burimet ushtarake koreanojugore pohojnë se në Korenë e Veriut është rritur 6 herë numri i fluturimeve të gjuajtësve luftarakë, duke arritur deri në 700 në ditë.