Avioni i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë mbërriti nga Siria në Moskë, duke marrë me vete në rrugën e kthimit qytetarët rusë dhe të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), të cilët donin të largoheshin nga vendi. Në bordin e avionit ndodheshin 76 qytetarë rusë, 10 ukrainas, 6 bjellorusë, 4 qytetarë të Kazakistanit, 6 nga Moldavia dhe 1 nga Uzbekistani.

Ditën e martë avioni fluturoi për në Siri i ngarkuar me 11 ton ndihma humanitare.

0Në Siri që nga marsi i vitit 2011 nuk po rresht konfliktit midis qeverisë dhe opozitës së armatosur. Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë kësaj kohe në vend janë vrarë rreth 70 mijë persona.