Fajtore për mosfillimin ende të negociatave mes autoriteteve siriane dhe opozitës janë autoritetet e Sirisë, deklaroi Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Në vend të ndonjë përgjigje të drejtë nga ana e regjimit të Assadit ndaj propozimit të liderit të opozitës siriane, Mouaz Al-Khatib, për zhvillimin e negociatave, ne po vërejmë bombardime të vazhdueshme të qendrave të banuara siriane nga ana e aviacionit qeveritar, tha Nuland të hënën në një konferencë për shtyp.