0Ekspertët e konsiderojnë të domosdoshëm krijimin e sekretariatit të përhershëm të BRICS - fillimisht virtual, kurse më pas në format të plotë. Vitin e kaluar India propozoi themelimin e Bankës së zhvillimit. Në raportin në fjalë kjo nismë është zhvilluar më tej, duke ofruar vendosjen e selisë së Bankës në Moskë, kurse kapitali themelues të përcaktohet në shumën prej 50 miliardë dollarë.

Pranverën e kaluar, në Samitin e BRICS në Nju Delhi, u miratua vendimi për realizimin e llogarive tregtare dhe atyre të tjera midis partnerëve të këtij klubi jo më me dollarë, por me monedhat kombëtare. Në lidhje me këtë fakt ekspertët rusë sugjerojnë krijimin e Bankës për Rregullime Ndërkombëtare, për të mbrojtur ekonomitë e BRICS nga oshilacionet e theksuara të dollarit dhe "luftërat monetare". Është formuluar në raport edhe një nismë tjetër - për të krijuar një fond anti-krizë prej 240 miliardë dollarë.

Kuintesenca e iniciativave ruse - forcimi i integrimit, mendojnë ekspertët. Integrimin në ekonomi ata propozojnë ta plotësojnë me vendimin për zgjidhjen e përbashkët të problemeve në sferën e sigurisë. Ndër to mund të përmenden, në mënyrë të veçantë, lufta kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, krimit kibernetik, trafikut të drogës dhe piraterisë.

Raporti i ekspertëve tërheq vëmendjen ndaj kontradiktave ekzistuese brenda vetë BRICS. Mina me veprim të ngadalësuar autorët e përpilimit të raportit quajnë mosmarrëveshjet territoriale mes Kinës dhe Indisë, rivalitetin për sigurimin e burimeve të lëndëve të para, konfliktet tregtare, dallimet në qasjet ndaj ndryshimeve klimatike. Megjithatë, autorët e raportit nuk dyshojnë - Moska është plotësisht e aftë për të "çaktivizuar" këto mina. Falë autoritetit të vet, Rusia mund të inkurajojë partnerët në BRICK për të kapërcyer fërkimet e pranishme në gjirin e BRICS, pajtohet me mendimin e autorëve të raportit analisti politik rus Josif Diskin:

- Po evidentohet kërkesa unike e partnerëve të Rusisë për pozicionin e saj aktiv në sferën e politikës ekonomike dhe asaj të jashtme. Dhe i gjithë problemi aktualisht konsiston në vetë faktin, se deri në çfarë mase propozimet e saj do të mund të përmbushin kërkesën.

0Ekspertët theksojnë se Perëndimi e sheh BRICS si rivalin e vet gjeopolitik. Për këtë arsye ai do të përpiqet që të mos e lejojë "pesëshen" të forcojë pikëmbështetjen e vet në arenën globale. Pikërisht për parandalimin e një zhvillimi të tillë të situatës dhe destinohet dokumenti i përgatitur nga ekspertët rusë. Ai do të jetë baza e strategjisë së ardhshme kombëtare të Rusisë brenda kuadrit të BRIKS.