Prishtina do të bëjë lëshime në lidhje me statusin e pjesës veriore të Kosovës. Marrëveshja me të do të nënshkruhet më 20 ose 28 mars, deklaroi Presidenti serb Tomisllav Nikoliç në Bruksel, pas bisedimeve me Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton. Marrëveshja ka të bëjë me delegimin e disa kompetencave veriut të Kosovës, të populluar kryesisht nga serbët.

Sipas mendimit të Tomisllav Nikoliç, nënshkrimi i marrëveshjes me Prishtinën mund të kontribuojë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.