Zëri i Rusisë Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, në takimin e ministrave të Këshillit Evropian, të mbajtur së fundmi në Bruksel, u bëri thirrje kolegëve të anulojnë ndalimin e aplikuar nga BE-ja në lidhje me furnizimin e armëve në Siri, në mënyrë që të sigurohen mundësi të barabarta për palët kundërshtare të konfliktit sirian.

Në përgjigje të kësaj, Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, u shpreh kundër shfuqizimit të embargos së armëve të BE-së vepruese ndaj Sirisë, pasi kjo mund të çojë në përhapjen e konfliktit në rajon, njofton të martën botimi “The Guardian”.

Ndërkohë, “The New York Times” njofton sot mbi apelin e Myftiut Suprem të Sirisë, Sheikut Ahmad Badr al-Din Hassoun, drejtuar "të gjitha nënave dhe baballarëve" për të dërguar fëmijët e tyre në radhët e ushtrisë siriane, në mënyrë që të mposhtet “komploti i armiqve të jashtëm të Sirisë", gjë kjo që, sipas mendimit të gazetës, mund të dëshmojë mbi mungesën e rekrutëve të rinj për regjimin aktual sirian.