Autoritetet iraniane kufizuan aksesin në një sërë faqesh të Internetit, përfshirë këtu edhe “Gmail” e “Yahoo”, duke bllokuar përdorimin e rrjetit të huaj virtual privat (VPN), njoftoi ditën e martë Agjencia Associated Press.

Përdorimi i VPN u jepte iranianëve akses të lirë në Internet në shkelje të ligjit iranian. Është ndaluar aksesi si në faqet e opozitës, ashtu edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook.

Organizata "Reporterët pa kufij" në raportin e publikuar ditën e martë e renditi Iranin ndër "armiqtë kryesorë të Internetit” së bashku me Kinën, Sirinë dhe Vjetnamin.