Në rajonin verior francez Nord-Pas-de-Calais për shkak të reshjeve të dendura të dëborës u anulua mësimi në shkolla dhe në lice, njoftuan sot në Akademinë e qytetit Lille.

Reshjet e mëdha të dëborës, të cilat kanë filluar që natën e së hënës duke u gdhirë e marta dhe po vazhdojnë deri tani, kanë paralizuar transportin në vend. Për shkak të këputjes së telave të linjave të tensionit të lartë nga pesha e dëborës rreth 80 mijë banorë në veriperëndim të Francës kanë mbetur pa energji elektrike.