5 ushtarakë të NATO-s në Afganistan u bënë viktima të një aksidenti ajror që ndodhi me një helikopter të Aleancës në jug të vendit, njoftoi të martën komanda.

Po kryhen hetime. Por sipas të dhënave paraprake, në zonën në fjalë, në kohën kur ndodhi aksidenti, nuk është vënë re prania e armikut, thuhet në deklaratën e komandës ushtarake, në të cilën nuk bëhet e ditur shtetësia e viktimave. Në jug të Afganistanit operojnë ushtarakët nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia.