Zëri i Rusisë Përvoja e likuidimit të pasojave të rënies së meteoritit të Çeljabinskut do të mundësojë korrigjimin e zhvillimit të Sistemit të unifikuar shtetëror të parandalimit dhe të likuidimit të situatave emergjente. Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) ka ngritur edhe një grup pune për mbrojtjen e popullsisë nga rreziku i asteroideve, njoftoi sot Kreu i MSJ-së Vladimir Puçkov në "tryezën e rrumbullakët" të zhvilluar në Këshillin e Federatës.

Ministri cilësoi si veprimtari mjaft të rëndësishme të MSJ-së zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të informimit të popullsisë mbi rrezikun kërcënues të asteroideve dhe trajnimit të popullsisë, në mënyrë që njerëzit të dinë si të reagojnë në situata të tilla.