Autoritetet e Kuvajtit shprehën shqetësim në lidhje me faktin se demonstruesit qëlluan me gurë forcat e sigurisë në kufi me Irakun, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Khalid Al-Jarallah. Dokumenti përkatës është dërguar nga autoritetet e vendit në OKB.

Në prag banorët e qytetit të Irakut Umm Kasr gjatë një aksioni proteste kundër rindërtimit të gardhit, barrierës kufitare, filluan të hedhin gurë mbi forcat e sigurisë së Irakut. Policia irakiane hapi zjarr paralajmërues me armë në ajër, ndaj të cilit forcat e sigurisë së Kuvajtit reaguan me zjarr kundërpërgjigjeje, duke menduar se të shtënat u drejtoheshin atyre. Ngjarja e ndodhur fatmirësisht përfundoi pa viktima.