Zëri i Rusisë Bagdadi ka ndërmend të mbyllë ambasadën e vet në Doha në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së Katarit në politikën e Irakut, njoftuan të martën mediat iraniane me referim tek televizioni irakian.

Arsye për këtë janë protestat në rritje kundër qeverisë së Kryeministrit Nuri Al-Maliki, pas të cilave, sipas mendimit të autoriteteve irakiane, qëndron Katari dhe një sërë shtetesh të Gjirit Persik, venë në dukje mediat irakiane.