Zëri i Rusisë India realizoi sot me sukses testet e para të raketës subsonike kruz me preçizion të lartë dhe rreze të mesme veprimi “Nirbhay”, duke i kryer lëshimet nga poligoni Chandipur në shtetin lindor të Orissa në një distancë maksimale prej 1000 km, njoftoi kanali televiziv NDTV.

Zhvillimi i raketës “Nirbhay” filloi në vitin 2007, njoftoi Kreu i Organizatës së kërkimeve dhe projektimeve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Vijay Kumar Saraswat. Sipas disa të dhënave, ajo mund të mbartë mbushje të llojeve të ndryshme, duke përfshirë edhe mbushjet bërthamore.