Lëvizja palestineze “Hamas”, e cila kontrollon Rripin e Gazës, të martën u bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën që të mos shkojnë për pelegrinazh në Jeruzalem. “Hamas-i” paralajmëron "në lidhje me seriozitetin e planit sionist, i cili synon të promovojë sionizmin dhe të drejtën izraelite mbi Xhaminë Al-Aqsa, si dhe të shkatërrojë thellësinë historike të qytetërimit arab dhe islam", thuhet në faqen e lëvizjes në Internet.

Më parë Ministria e Turizmit e Izraelit njoftoi qëllimin e saj për të mbështetur vizitimin e Jeruzalemit prej myslimanëve nga Afrika dhe Azia Lindore.