Kryeministër i qeverisë së përkohshme të Bullgarisë do të bëhet diplomati Marin Rajkov, njofton ditën e martë Agjencia Reuters.

Më 20 shkurt Kryeministri Bojko Borisov njoftoi mbi dorëheqjen e qeverisë për shkak të protestave të lidhura me rritjen drastike të çmimeve të energjisë elektrike në vend. Pas refuzimit të tre partive më të mëdha parlamentare për të formuar kabinetin e qeverisë, Presidenti i vendit Rosen Plevneliev do të shpërndajë parlamentin dhe do të emërojë një qeveri të përkohshme, e cila do të veprojë deri më 12 maj të vitit 2013, kur duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.