Zëri i Rusisë Një shitës ambulant cigaresh tentoi të vetëflijohej, duke i vënë flakën vetes në qendër të kryeqytetit të Tunizisë, njoftoi të martën gazeta franceze “Le Monde”. Gjatë kësaj ai thërriste: "Ja shikoni të rinjtë e sotëm që detyrohen të shesin cigare, kjo është papunësia!" dhe "Allahu është i madh". Pas shuarjes së zjarrit nga kalimtarët djaloshi u hospitalizua me djegie të rënda.

Në janar të vitit 2011 flijimi me anë të vetëdjegies i shitësit Mohamed Bouazizi provokoi fillimin e revolucionit "Jasmine" në Tunizi dhe në një sërë vendesh të tjera arabe.