Autoritetet amerikane dëbuan nga vendi dy diplomatë venezuelianë. Kjo masë erdhi si kundërpërgjigje ndaj një hapi të njëjtë të ndërmarrë nga ana e Karakasit, njoftoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Më herët, Presidenti i përkohshëm i Venezuelës, Nicolas Maduro, pati akuzuar atasheun ushtarak amerikan për përpjekje të destabilizimit të situatës në vend, duke cilësuar persona non grata edhe një tjetër diplomat amerikan.