Gati 10 vjet pas intervencionit të trupave të koalicionit ndërkombëtar në Irak, në vend vazhdojnë ende të përdoren në mënyrë aktive torturat, thuhet në raportin e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Përveç kësaj, Iraku është një nga liderët përkatësisht numrit të dënimeve me vdekje. Që nga viti 2005 në vend u rivendos dënimi me vdekje. Me vdekje janë dënuar 447 persona. Ndër të tjera mijëra irakianëve, sipas të dhënave të organizatës, u janë dhënë dënime të ndryshme pa gjyq.

Në përgjithësi, aktualisht të drejtat e qytetarëve të vendit nuk respektohen më shumë se gjatë kohës së sundimit të regjimit të Saddam Husseinit, konkludon organizata Amnesty International.