Zëri i Rusisë Ditën e hënë avionët e forcave qeveritare siriane sulmuan rajonin Baba Amr në qytetin Homs në përpjekje për të zmbrapsur sulmin e rebelëve.

Kryengritësit të dielën në agim filluan sulmin e befasishëm mbi rajonin Baba Amr, për herë të parë pasi forcat qeveritare i dëbuan ata prej andej në mars të vitit të kaluar. Forcat qeveritare iu përgjigjën atyre me një seri sulmesh me raketa dhe goditjesh ajrore.

"Ushtria po përpiqet t'i dëbojë rebelët me çdo kusht, madje dhe duke shkatërruar çdo gjë në rajon, - tha kreu i Këshillit Mbikëqyrës për të drejtat e njeriut në Siri, Rami Abdel Rahman. - Autoritetet nuk mund t’u lejojnë atyre të pushtojnë rajonin, i cili është bërë një simbol antiqeveritar".