Zëri i Rusisë Mjekët rusë planifikojnë të publikojnë vëzhgimet e tyre, të lidhura me shërimin e dy fëmijëve të infektuar me HIV, falë fillimit të herët të terapisë antiretrovirale, njoftoi kreu i Qendrës mjekësore të Moskës për luftën kundër AIDS-it, Aleksei Mazus.

Këtë deklaratë ai e bëri, pasi mjekët amerikanë njoftuan botën se ata arritën për herë të parë të shërojnë një fëmijë të lindur me HIV.

"Në njoftimin e përhapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka ndonjë lajm të veçantë, sensacional. Raste të tilla evidentohen jo vetëm në Moskë, por edhe në vendet e tjera. Kjo është diçka krejtësisht normale, në qoftë se ilaçet jepen në fazën e hershme të infeksionit", - tha ai.