Zëri i Rusisë Delegatët e Konferencës ndërkombëtare për mbrojtjen e peshkaqenëve në Bangkok votuan për rritjen e kontrollit ndaj gjuetisë së këtyre peshqve.

Sipas njoftimeve, shkencëtarët po u bien këmbanave të alarmit në lidhje me rritjen drastike të peshkimit të peshkaqenëve në oqeanin botëror, fletët (pendët) e të cilëve përdoren për të përgatitur pjata të ndryshme në restorante. Pjesëmarrësit e konferencës u bënë thirrje vendeve të përfshira në gjuetinë e peshkaqenëve për të reduktuar aktivitetin që kërcënon zhdukjen e këtyre peshqve.