Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se fillimi i dialogut politik në Siri pengohet nga "sponsorët" e opozitës së papajtueshme në këtë vend.

"Situata në Siri nuk po përmirësohet, ndonëse ndërgjegjësimi për të ndaluar dhunën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të filluar dialogun është rritur në të gjitha palët. Por nuk janë të pakët edhe ata që përpiqen ta pendojnë këtë, midis tyre “sponsorët” e jashtëm të së ashtuquajturës opozitë e papajtueshme", - tha Sergei Lavrov.

Më herët Ministri i Jashtëm i Rusisë ka theksuar se vetë Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Sirisë.