Palestinezi Majdi al-Rimawi, i cili në vitin 2001 u përfshi në vrasjen e Ministrit të Turizmit të Izraelit, Rehavam Zeevi, u bë qytetar nderi i Bezons - qytetit periferik të Parisit, shkruan “The Jerusalem Post”.

Këshilli i qytetit të Bezons e miratoi njëzëri këtë vendim që në shkurt, duke e quajtur Majdi al-Rimawi të burgosur politik, i cili po vuan dënimin për bindjet e veta. Sipas mendimit të deputetëve, palestinezi vetëm mbrojti qytetin e vet dhe bëri thirrje për respektimin e të drejtës ndërkombëtare (domethënë krijimin e shtetit palestinez me kryeqytet Jeruzalemin).

Deputetët, megjithatë, nuk përmendën rolin e Majdi al-Rimawi në vrasjen e ministrit izraelit, akt për të cilin ai u dënua me burgim të përjetshëm.