Zëri i Rusisë Të dielën në qytetet pakistaneze u zhvilluan protesta të të krishterëve, të cilët u kërkuan autoriteteve mbrojtje nga protestuesit myslimanë. Në Lahore demonstratat përshkallëzuan në përleshje masive me policinë, e cila për të shpërndarë turmën e indinjuar përdori shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës.

Si shkas për fillimin e protestave shërbyen pogromet e bastisjet në lagjen e krishtere të Lahore më 9 mars, në të cilat u përfshinë disa mijëra myslimanë. Protestuesit shkatërruan rreth 170 shtëpi të banorëve të krishterëve. Të dielën policia arrestoi 150 persona të dyshuar për pjesëmarrje në pogromet e së shtunës.