Zëri i Rusisë Katër rusë - anëtarë të ekuipazhit të helikopterit "Mi-8" të kompanisë ajrore ruse "UTair ", që u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos, humbën jetën gjatë aksidentit ajror njoftoi zëdhënësi ushtarak i OKB-së.

Siç është njoftuar më parë, më 9 mars helikopteri po fluturonte nga Shabunda për në Bukavu në kushtet e një shiu të dendur. 10 km para uljes humbi radio-ndërlidhja me helikopterin. Fragmentet e tij u gjetën në xhungël, në një zonë malore.