Zëri i Rusisë Dy ushtarakë amerikanë u vranë sot në Afganistan, kur mbi ta hapi zjarr me armë një oficer i policisë lokale. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë gjithashtu edhe dy oficerë të policisë afgane si dhe vetë sulmuesi. Katër persona të tjerë u plagosën.

Incidenti ndodhi në Akademinë e Policisë në provincë Vardak, ku oficeri i policisë, që sulmoi kolegët e vet dhe amerikanët, po kalonte trajnimin.

Sulmet e vazhdueshme të ushtarëve dhe oficerëve afganë të policisë janë bërë shkaku kryesor i humbjeve të kontigjentit të huaj në këtë vend. Në vitin 2012, si rezultat i sulmeve të tilla, kanë humbur jetën më shumë se 60 ushtarakë të huaj.